Transmetuar më 22-04-2019, 09:09

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të rëndësishëm me rastin e ditës ndërkombëtare të Tokës, teksa publikon një fotografi në natyrë i shoqëruar nga dy fëmijë që mbajnë flamurin kombëtar.

“Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Ai shton se mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbra, që duhet të ishin mushkëria e pacenueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund”, vijon më tej Presidenti.

Meta ka dhe një mesazh, “Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!” /a.y/noa.al