Loading...
Festivali ndërkombëtar i muzikës operistike “Marie Kraja” shënon një tjetër sukses
Transmetuar më 22-04-2019, 00:38

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar Marie Kraja, ka shënuar një festë të vërtetë talentesh e prezantimesh dinjitoze në skenën e koncerteve të katedrales ortodokse në Tiranë.

Me çmimin e parë, që shkon në Korenë e Jugut këtë vit, u nderua Dongho Kim Bass bariton, me çmimin e dytë mezo-sopranoja Ezdi Karakaja, çmimi i tretë mes interpretuesve, Faik Mansu Bariton, e sopranos shqiptare Nina Muho, si edhe çmimi i orkestrës për Kirill Matiev, është vendosur edhe një gur tjetër shënjues në rrugëtimin e suksesëshëm të tij.

Zana Çela, pjesë e jurisë ndërkombëtare, më e madhja e festivaleve, deri më tani, flet e emocionuar dhe e lumtur për ecurinë e tij.

Ndërkohë, puna dhe përpjekjet për të pasur, vitin që vjen, edicionin e rradhës, do të jenë të mëdhadhe natyrisht fituesi Tongo Kim është tejet i lumtur për fitoren, madje pjesëmarrja e tij vjen menjëherë pas një aktiviteti ndërkombëtar tjetër.

Ai u shpreh: “Nuk më besohet akoma, sepse ishin të gjithë shumë të talentuar, dhe unë isha tejet i emocionuar. Vitin e shkuar kam mbaruar akademinë në La scala, e ndërkohë një javë më parë isha në Las Palmas, e erdha tejet i emociunuar e nervoz, por fat i madh që ia dola.”

Fituesi i çmimit të dytë, Ezdi Karakaya, u shpreh duke thënë: “Jam kaq e lumtur që jam këtu, si edhe krenare për veten, për çmimin e sapo fituar.”

Mbrëmja solli sërish në konkurim të tetë të përzgjedhurit e natës finale, Itali, Spanjë, Rusi, Ukrainë, Turqi, Kinë, Kore, Shqipëri, Francë dhe Greqi, përveç ngjyrave të arieve 600 vjeçare, e këngëve të përzgjedhura të vendeve të tyre.  Supriza ishin edhe tingujt e mrekullueshëm të Elvin Hoxhës, si edhe interpretimi i arieve të Murat Karahan, Drejtori i të gjithë Operave të Turqisë.

Ndërkohë një retrospektivë e sukseseve të fituesve të edicioneve të shkuara, së bashku me urimet për sukses të konkurentëve, u soll në sallë si një dëshmi, se tashmë festivali është kthyer në një mundësi të artë për talentet e vokaleve operistike.

Loading...
Loading...