Loading...
Berisha i uron Pashkët Ramës me një fotografi
Transmetuar më 21-04-2019, 22:37

Besimtarët katolikë sot kanë festuar Pashkët.

Urimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale edhe nga personazhet e ekranit.

Një postim me ironi ka bërë edhe ish-kryeministri Sali Berisha për kryeministrin aktual Edi Rama.

Berisha ka postuar këtë të dielë të Pashkëve një fotografi që ia kanë dërguar në rrjetin social Facebook.

Në fotografi duken disa vezë ku në to shkruhet "Rama ik".

"Urimi më i bukur", shkruan Berisha krahas fotos së publikuar./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...