Transmetuar më 21-04-2019, 21:38

Në përpjekje për të zbardhur çfarë nuk funksionoi dhe kush janë pjesë e abuzimit dhe papërgjegjshmërisë në ngjarjen e Rinasit, oficerët e Prokurorisë për Krimet e Rënda kanë zbarkuar në zyrat e Aviacionit Civil.

Pranë këtij institucioni ditët e fundit janë sekuestruar të gjitha kontratat që shtetit shqiptar ka me koncesionarin e aeroportit.

Ky dokumentacion është duke u këqyrur dhe pas përfundimit të këtij veprimi hetimor, pritet marrja në pyetje e drejtuesve të Aviacionit Civil.

Krimet e Rënda po përpiqen të kuptojnë se kush ka dorë veç grabitësve në plaçkitjen skandaloze që ndodhi në mënyrë të përsëritur brenda mjediseve të aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë.