Transmetuar më 21-04-2019, 11:57

Një person ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa ka qenë duke punuar në malin e Tomorrit.

Viktima është Besnik Kanani, 36 vjeç, nga fshati Fushë Peshtan i Poliçanit.

I riu, baba i tre fëmijëve, ishte duke punuar si shofer kamioni, në një gurore.

Viktima punonte për një firmë e cila nxirrte pllaka dhe gurë dekorativë.

Mësohet se Kanani ka humbur kontrollin e mjetit të ngarkuar me pllaka guri, duke u përmbysur.

Për pasojë 36-vjeçari ka gjetur vdekjen, për shkak të dëmtimeve të marra. Lidhur me këtë ngjarja nga ana e policisë kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al