Loading...
Veprimi aq i pëlqyer nga femrat është terapi, zhduk stresin dhe ruan linjat
Transmetuar më 21-04-2019, 11:45

Nuk është vetëm një justifikim i atyre që i kanë duart e shpuara, por e thotë edhe shkenca. Të bërit pazar, shoping, është një kurë për mendjen dhe shpirtin.

Është kjo ajo që ka konfirmuar një studim shkencor i zhvilluar nga studiuesit e Tajvanit dhe Australisë në 1900 vullnetarë të të dyja gjinive, ku rezultatet u publikuan në revistën shkencore “Journal of epidemiology and community health”.

Studimi provoi se të bërit pazar, redukton ankthin dhe stresin dhe jo vetëm, pasi i bën mirë mendjes dhe trupit. Kjo pasi redukton stresin, një prej faktorëve kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare.

Por ndër të tjera rrit edhe vetëbesimin dhe kënaqësinë! Mirëpo ecja nëpër dyqane i bënë mirë edhe trupit, pasi ndihmon për të ruajtur format trupore.

Nuk është e thënë që të bëni shpenzime të majme, por të ecurit nëpër dyqane herë pas here, ka efekt qetësues terapeutik, duke luftuar edhe depresionin, shkruan noa.al. Studiuesit thonë se të ecurit për tre orë nga një dyqan në tjetër, mundëson djegien e 350-500 kalorive. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...