Transmetuar më 21-04-2019, 10:18

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur një vend të shenjtë për të uruar gjithë besimtarët me rastin e Pashkëve katolike.

Ai publikoi një video live, me anë të së cilës uroi gjithë besimtarët katolikë dhe ungjillorë.

“Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit me të cilën sot nga kisha e Shna Ndout, lutem për qytetarët e mi, veçanërisht për të vobektit, të sëmurët, familjarët e tyre dhe ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmeje e sigurt nën drejtimin e zotit fuqiplotë”, tha Basha.

Ai drejtoi një urim për gjithë shqiptarët me fjalët, “Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë si vëllezër e motra, nën Perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës,

për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar dhe për të gjithë bijtë, vogëlushët e shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”. /a.y/noa.al