Transmetuar më 21-04-2019, 08:07

Disa ditë më parë u përhap me shpejtësi në media e rrjete sociale një video e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri teksa këndonte në një lokal në Bllok së bashku me këngëtaren Eneda Tarifa.

E ftuar në ‘Pop Culture’, Eneda u shpreh se nuk e kuptoi pse video u bë virale pasi Tahiri ka të drejtë të bëjë qejf si çdo person.

“Nuk e kuptoj pse video ku këndoja me Saimir Tahirin u bë aq virale. Saimiri si çdo person tjetër ka të drejtë të bëjë qejf.

Ai ka një vesh të mirë muzikor, e njeh muzikën. Mund t’i bëjë fare mirë edhe back vokalet”, u shpreh Eneda.

Saimir Tahiri "shpërthen" në muzikë, filmohet me këngëtaren e njohur

Saimir Tahiri "shpërthen" në muzikë, ia merr skenën Eneda Tarifës on Vidnews.