Transmetuar më 20-04-2019, 21:02

Partia Demokratike i është përgjigjur Deputetit Taulant Balla për paralajmërimin se do ketë burg për këdo që pengon procesin zgjedhor.

Ish-deputeti Klevis Balliu, i pranishëm në protestën e banorëve të “Aastirit”, tha se zgjedhje nuk ka për të pasur.

“Taulant Balla, të dëgjova sot kur the se do të dënohen me 7 vjet burg ata që do të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Ja ku po të them nga Unaza, këtu ku keni vjedhur e rrjepur me projekte korruptive, se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë”, tha Balliu.

Ai shtoi se “zgjedhje fasadë nuk do të ketë dhe nuk do të lejojmë që të ketë”.

Balliu rezervoi një thirrje edhe për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Sandër Lleshaj që kur është bërë ministër nuk godet krimin, por opozitën. Unë iu garantoj se zgjedhje fasadë nuk do të mbahen. Opozita nuk do të ulet në tryezë as me Edi Ramën. Opozita nuk ulet në tavolinë me njerëz të droguar”, tha Balliu. /k.k/noa.al/

Balla paralajmëron PD dhe LSI: Burg për ata që pengojnë zgjedhjet