Transmetuar më 20-04-2019, 19:30

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se kryeministri Edi Rama ka verbuar edhe ndërkombëtarët.

Ai tha se në vend është krijuar një stabiliokraci, e cila në thelb sipas tij vepron në dëm të demokracisë dhe të qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu Alibeaj në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 pohoi se kryeministri i vendit ka investuar në media dhe jo vetëm për të krijuar një fasadë që nuk ekziston në realitetin e përditshëm.

“Po është e vërtetë. Të qenit në opozitë është një pozicion i vështirë, pasi i duhet të bëjë një sërë sfidash për të treguar të vërtetën. Kryeministri ka verbuar edhe ndërkombëtarët. Rama ka investuar në media dhe jo vetëm, por edhe tek ndërkombëtarët për të krijuar një fasadë, e cila nuk është e vërtetë.

Raporti i DASH ishte pasqyra më e saktë e asaj që ndodh në Shqipëri. Më mirë vonë se kurrë, ndërsa opozita do ta çojë këtë deri në fund. Ne do t’i bëjmë thirrje shqiptarëve që me çdo mjet demokratik të pamundësojmë mbajtjen e zgjedhjeve farse. Ne do t’u kërkojmë që të marrin fatin e tyre në dorë. Zgjedhjet askush nuk mund t’ua vjedhë”,-theksoi ai.