Transmetuar më 20-04-2019, 11:51

Guanabana, e njohur si graviola, ose annone, është një frut tropikal që pak e njohin, por që përdoret gjerësisht në vende të tjera. Ajo gjendet kryesisht në zonat tropikale, por është gjithashtu e pranishme edhe në Kalabritë Italisë.

Studimet e fundit kanë treguar përfitimet e saj të dobishme në një shumëllojshmëri të gjerë të sëmundjeve: në fakt lufton herpesin, parazitët dhe infeksionet. Ajo është përdorur për disa shekuj në Amerikën e Jugut dhe Azinë Juglindore.

Lulet, gjethet, rrënjët , të përdorura në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, astmës dhe artritit, janë përdorur për këtë frut. Është gjithashtu e dobishme për trajtimin e çrregullimeve të gjumit, gripit dhe kollës.

Këtu janë përfitimet kryesore të dobishme të guanabanës:

Është e dobishme në luftën kundër kancerit; mbron sistemin imunitar; prek qelizat malinje në 12 lloje të kancerit, duke përfshirë zorrën e trashë, gjirit, prostatës, mushkërive dhe pankreasit; lufton vetëm qelizat e kancerit, duke lënë qelizat e shëndetshme.

Nuk ka ende studime shkencore që kanë treguar 100% efektivitetin e këtij fruti, kështu që nuk është absolutisht e rekomanduar për trajtimet e bëra vetë. Sipas Cancer Research UK, në fakt, "nuk ka dëshmi për të treguar se ajo mund të funksionojë si shërim për kancerin.

Disa studime laboratorike kanë treguar se ekstrakte të saj mund të vrasin disa qeliza të kancerit të mëlçisë dhe të gjirit që janë veçanërisht rezistent ndaj disa ilaçeve të kimioterapisë. Por nuk janë bërë studime në shkallë të gjerë mbi njerëzit, kështu që ende nuk dihet nëse annone mund të jetë një ilaç efektiv për kancerin ".

Ndërkohë, megjithatë, këtu është se si të shfrytëzohen përfitimet e guanabanas:

Është e nevojshme të përgatisni një çaj me gjethet e saj, rreth 2 ose 3, të cilat gjenden në mjekësinë bimore ose në disa supermarkete). Pritini në copa të vogla dhe vendosini në një filxhan. Pastaj derdhni një gotë me ujë të valë, mbuloni dhe lëreni të pushojë për rreth 45 minuta. Pastaj filtrojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë. Dhe pija natyrale do të jetë e gatshme, me të gjitha përfitimet e lartpërmendura./b.l/noa.al/