Loading...
Parashikimi i motit, e shtunë 20 prill 2019
Transmetuar më 19-04-2019, 23:32

Tiranë, NOA.al- Moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri.

Ndërsa pasditja sjell kalime vranësirash nëpër territor, më të theksuara në zonat Verilindore – Juglindore.

Parashikohet që dhe orët e natës të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish ku vlerat minimale luhaten nga 6°C në zonat malore deri në 14°C në zonat e ulëta ndërsa maksimumi në rang territori 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...