Transmetuar më 19-04-2019, 21:25

Autoritetet gjermane kanë bllokuar 252 orë të falsifikuara, të cilat thuhet se kishin destinacion Shqipërinë.

Sendet u bllokuan nga zyrtarë doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani.

Përveç orëve, janë bllokuar edhe shumë çanta me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura.

Vlera e origjinaleve arrin në rreth 60 mijë euro, ndërsa ngarkesa kishte ardhur nga Hong Kongu.

Mediet gjermane raportojnë se bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë. /k.k/noa.al/