Transmetuar më 19-04-2019, 21:05

Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u zbulua se vidhte çanta firmato.

25-vjeçari u prangos në kufi me Brugherio, pasi ishte duke udhëtuar me një makinë të vjedhur dhe të mbushur plot me çanta të grabitura.

Në momentin e ndalimit, autoritetet vunë re se bashkë me shqiptarin ishin edhe disa persona të tjerë.

Këta të fundit arritën që të largoheshin në këmbë, duke iu shmangur arrestimit.

Shqiptar me iniciale X.N, dhe rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë, për krime kundër pronës.

Tashmë ai ndodhet në burgun e Monzas. /k.k/noa.al/