Kisha shembet gjatë kremtimit të Pashkëve, vdesin 13 persona
Transmetuar më 19-04-2019, 20:06

Një kishë në Afrikën e Jugut është shembur gjatë kremtimit të Pashkëve, dhe për pasojë 13 persona kanë humbur jetën.

Nga ngjarja tragjike kanë mbetur të plagosur edhe qindra persona, ndërsa në mesin e viktimave është edhe një vajzë e vogël.

Reverend Thulasizëe Buthelezi, kryetari i bashkisë së Zululandit, tha se komuniteti ishte tronditur dhe se ata do të luteshin për të prekurit nga tragjedia.

"Ne jemi këtu në solidaritet, jemi këtu për t’u lutur me kishën, për t’u lutur me familjet dhe për të ofruar mbështetjen tonë që Perëndia me të vërtetë t’i shërojë plagët e tyre", tha ai.

Presidenti Cyril Ramaphosa vizitoi kishën vitin e kaluar dhe disa nga kongregantët thuhet se kërkuan mbështetjen e tij për të ndërtuar një kishë të re.

Ministri i Punës Mildred Oliphant është anëtar i kishës dhe po planifikonte të merrte pjesë në shërbimin e të Premtes së Mirë.

Pas shembjes ai e vizitoi kishën dhe tha se edhe në këtë kohë të vështirë, ne ende duhet të kemi besim te Perëndia.

Nuk dihen shkaqet që çuan në shembjen e kishës. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...