Donte të hakmerrej ndaj ish-gruas, babai mbyll vajzën në kafaz
Transmetuar më 19-04-2019, 19:46

Një prind i papërgjegjshëm ka mbyllur vajzën e tij brenda një kafazi metalik, si shenjë hakmarrje ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Ai i ka dërguar bashkëshortes fotografitë e vajzës në kafaz.

Xu Ting, nga Kina e raportoi abuzimin e në familje në polici por ata ia vunë fajin stresit që kishte bashkëshorti.

"Më thanë që burrat janë të stresuar dhe gratë duhet ta marrin në konsideratë këtë gjë. Policët janë meshkuj gjithashtu dhe duan të ndihmojnë burrat e tjerë", tha ajo.

"Ai abuzonte shpesh me mua dhe sa herë telefonoja policinë më bënin kritika dhe më jepnin leksione edukimi", shtoi gruaja.

Vajza ka jetuar me babain e saj Xu Qian, që pas divorcit me Xu Ting.

Autoritetet kanë nisur hetimet, pas publikimit të fotove të foshnjës së dhunuar. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...