Transmetuar më 19-04-2019, 16:47

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një muri kishe në Afrikën e Jugut. Muri u shemb gjatë shërbesës për festën e Pashkëve.

Nga ana tjetër, shërbimet e emergjencës thanë se të paktën 29 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të marra.

Ndërsa, një zëdhënës lokal i policisë tha se shembja e murit mund të ketë ndodhur si shkaku i reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë rajonin.

Muri i Kishës së Shenjtërisë Pentekostale u shemb në fillim të një shërbese për festën e Pashkëve.

Të premten, një shërbesë e veçantë lutjeje u mbajt në një tendë të madhe përpara kishës.