Transmetuar më 19-04-2019, 13:50

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka shembur mesditën e sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës.

Për këtë operacion, IKMT përdori 30 kg lëndë eksplozive të vendosur në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Operacioni përfundoi me sukses sipas parashikimeve të specialistëve, ndërkohë që ka nisur pastrimi i ambientit.

Pallati pesë katësh për shkak të amortizimit, paraqiste rrezikshmëri për qytetarët.

Në videon më poshtë mund të shihni momentet e shpërthimit. /a.y/noa.al