Transmetuar më 19-04-2019, 13:24

E kafshoi qeni, gruaja humb tre gjymtyrë. 55-vjeçarja Christine Caron, nga Ottawa në Kanada, po luante me katër qentë e saj, kur njëri prej tyre e kafshoi.

Gruaja u dërgua në spital ku u mjekua, por pas gjashtë ditësh nisi të ndjente shenja gripi. Gjendja e saj erdhi duke përkeqësuar, deri sa humbi ndjenjat.

Kështu familjarët e saj lajmëruan ambulancën, duke bërë që për tre javë gruaja të qëndrojë në terapi intensive, ndërsa më tej përfundoi në koma.

Mjekët për ta shpëtuar, u detyruan që ti presin të dyja këmbët si dhe krahun e djathtë.

“Isha duke lozur me qentë e mi kur njëri më kafshoi. E dezinfektova direkt plagën dhe nuk mendoja se do ishte infektuar”, tregon gruaja, teksa kujton ngjarjen e ndodhur në maj të vitit 2013.

Mjekët i shpjeguan se kafshimi i qenit mund të shkaktojë infeksione të rënda, për shkak të pranisë së baktereve në gojë, shkruan noa.al.

Tashmë Christine është rikuperuar, por pa tre gjymtyrët e saj. Teksa e ka kaluar fazën kritike ajo apelon që të mos neglizhohen kafshime të tilla, teksa vijon të jetë sërish e rrethuar nga qenushët e saj. /a.y/noa.al