Sherr mes dy grupeve, zbulohen armë të ftohta në burgun grek ku ka shqiptarë
Transmetuar më 19-04-2019, 08:09

Një arsenal i vërtetë armësh të ftohta është zbuluar në një burg në Greqi.

Gjithçka pas një sherri mes një grupi shqiptarësh, algjerianësh dhe pakistanezësh, në burgun e Avlonas, çka bëri që të thellohen kontrollet.

Zbulimi u bë paraditen e kësaj të enjteje, nga kontrollet e ushtruara pas sherrit.

Siç mund të shikoni në fotografi, në qelitë e të burgosurve u gjetën dhjetë shufra hekuri dhe 21 thika të përshtatura.

Po ashtu u zbuluan sende të tjera prerëse, tre shkopinj druri, dy gërshërë, tre celularë dhe disa doza kanabis sativa. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...