Transmetuar më 19-04-2019, 07:46

Dy turistë janë zhdukur pa gjurmë, qysh prej mbrëmjes së djeshme në Vlorë.

Bëhet fjalë për dy turistë belgë, të cilët për herë të fundit janë parë në fshatin Ilias, mes Llogorasë dhe Dhërmiut.

Mësohet se kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, por edhe në mëngjes, por pa rezultat.

Bëhet me dije se turistët janë rreth moshës 50-vjeçare, të cilët prej disa ditësh kishin ardhur me pushime në Vlorë.

Kërkimet për gjetjen e tyre janë ende në vijim. /a.y/noa.al