Transmetuar më 19-04-2019, 01:54

Gjatë kësaj jave në vende të ndryshme në botës do të festohet Festa e Pashkëve dhe dita e premte e quajtur ndryshe edhe e Premtja e Zezë.

Bashkë me të këtë të premte do të mund të shihni edhe Hënën e plotë Rozë, sipas Mirror.

Në fakt ngjyra e hënës nuk do të jetë rozë, por në fiste amerikane, kjo hënë njihet si e tillë sepse ajo ka disa shenja që ata i quajnë ‘shenjat rozë’.

Ajo gjithashtu njihet me emrat si: Hëna e Vezës, Hëna e Shpendëve, Hëna në Rritje ose Hëna e Plotë e Peshkut.