Transmetuar më 18-04-2019, 23:53

Anija me festat më të çmendura me bazë në Magaluf të Mallorcas ka marrë interesim maksimal për edicionin e këtij viti.

Me mijëra njerëz pritet të zbarkojnë në Magaluf këtë vit me qëllimin e vetëm të kënaqen në festat e çmendura në anije që organizohen atje.

Anija Sunset Booze Cruise është më e famshmja nga të gjitha anijet në këtë qytezë.

Me 350 vetë në bord, një bar të mbushur me të gjitha pijet e mundshme dhe me një DJ të njohur botërisht, me vetëm 50 euro ju mund të jeni pjesë e këtij eventi që zgjat diku më shumë se tre orë.

Menaxheri i anijes, David Thompson tregon se i pëlqen jashtëzakonisht shumë mënyra se si të gjithë vijnë në barkë të kthjellët dhe pastaj brenda dy orëve të gjithë janë të dehur plotësisht.

Gjithashtu barka ndalet për një not gjysmë orësh për të relaksuar pak ekuipazhin.