Transmetuar më 18-04-2019, 18:33

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar  edhe një herë mundësinë e shkuarjes të vendit në zgjedhje të parakohshme. Në fjalën e tij, Haradinaj është shprehur se nëse dikush nga partnerët e kualicionit kërkon t’i bashkohet zgjedhjeve, partia AAK është e gatshme.

“Nuk po bëj kalkulime se sa do të rrijë, po mundohem t’i kryejë disa punë në Kosovë. P.sh çështja e pagës minimale nuk ka të bëjë vetëm me votuesit e Aleancës, por për të gjithë. PDK është parti politike, është legjitime nëse ajo ka një kandidat për kryeministër.

Nuk e di se kur do të shkojmë në zgjedhje, ne si AAK kemi deklaruar, se nëse dikush nga partnerët e koalicionit, dikush nga ta dëshiron më ndalë kontratën atëherë edhe ne jemi të gatshëm. Por, ne jemi të respektueshëm ndaj obligimeve që kemi marrë”, ka deklaruar Haradinaj.

Në fjalën e tij Haradinaj, është shprehur i bindur se nuk do të tradhëtojë asnjë nga partnerët.