Transmetuar më 18-04-2019, 08:33

Një puthje! Kaq mjaftoi që të lindin përplasje mes demokratëve dhe republikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithçka nisi kur Pete Buttigieg, kryebashkiaku 37-vjeçar i një qyteti në Indiana, u ngjit në podium për të shpallur kandidaturën e tij në primaret demokrate.

Bashkë me të ndodhej edhe i shoqi Chasten Glezman. Çifti u përqafua dhe u puth në buzë, ndërkohë që gjithçka u transmetua live.

Kaq mjaftoi që të plasin polemikat, mes tyre edhe zëvendës Presidenti republikan, Mike Pence. “E konsideroj Buttigieg mik, por tani po sulmon besimin tim të krishterë. Homoseksualiteti është mëkat”, tha Pence, shkruan noa.al.

Ndërkohë 37-vjeçari reagoi duke thënë, “Nëse të qenit homoseksual është një zgjedhje, atëherë është bërë nga lartë, shumë lart. Dua t’iu them gjithë Mike Pence në botë se nëse kanë një problem me atë që jam unë, problemi juaj nuk është me mua, por me krijuesin”.

Buttigieg kandidon për të qenë Presidenti i SHBA, me gjasë më i riu, por në të njëjtën kohë edhe i pari homoseksual. /a.y/noa.al