Transmetuar më 17-04-2019, 23:41

Janë përcaktuar dy çiftet që do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tottenham, që eliminoi Manchester City-n këtë mbrëmje, do të luajë kundër talenteve të Ajaxit që mbrëmë eliminuan Juventusin.

Ndeshja tjetër pritet të jetë ajo më interesantja.

Barcelona dhe Liverpool do të luajnë finalen e parakohshme, një ndeshje që do të ketë një interes mjaft të lartë.

Ndeshjet e para do të luhen me 30 prill, ku Tottenham dhe Barcelona luajnë si vendase, ndersa ato të kthimit do luhen më 7 maj./a.k/noa.al/