Transmetuar më 17-04-2019, 18:41

Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit ka dalë në përfundimin se kunsumimi çdo ditë i mishit të kuq apo të përpunuar, mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të rënda.

Ky studim mori në konsideratë një numër të konsiderueshëm grash dhe burrash anglezë, të moshës 40 deri 69 vjeç.

Rezultatet treguan se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me gati 20 për qind rastet e kancerit të zorrëve.

Studimi nxorri se 40 në çdo 10 mijë pjesëmarrës që u bënë pjesë e kërkimit shkencor duke konsumuar në ditë të paktën 21 gram mish të kuq apo të përpunuar, u diagnostikuan me kancer të zorrëve.

Rastet e sëmundjes vdekjeprurëse u rritën gradualisht me shtimin e sasisë së mishit të konsumuar.

Studiuesit fajësojnë si faktorë më të dëmshëm kryesisht kimikatet që përdoren për përpunimin e mishrave, por edhe lëndët kancerogjene që prodhohen nga pjekja e mishrave me prush druri apo qymyri. /k.k/noa.al/