Transmetuar më 17-04-2019, 13:07

I ishte ankuar të ëmës se ndjente një dhimbje të çuditshme në qafë, gjatë kohës që lante flokët. Tashmë vogëlushi McKenzie John, 8 vjeç, lufton për të mbijetuar, pasi u diagnostikua me një kancer të rrallë.

Në muajin janar pas vizitës mjeku i interpretoi simptomat si infeksion viral, por gjatë një vizite të dytë në muajin shkurt, u zbuluan linfonode të mëdha, për të cilat iu dhanë antibiotikë.

“Ka qenë gjithmonë një fëmijë i shëndetshëm dhe kurrë nuk ka munguar në shkollë, ndaj ishte e pazakontë ankesa për dhimbjen në qafë. Sa herë që i ktheja kokën për ti larë flokët, më thoshte se kishte dhimbje të forta”, thotë nëna e tij Rhian.

Pas analizave të gjakut dhe radiografisë, McKenzie u shteua në spitalin e Morriston në Swansea, të Uellsit për pesë ditë me radhë, ku iu nënshtrua analizave më të thelluara.

Në 6 mars vogëlushi uellsian bëri rezonancën magnetike, ku dhe u zbulua prania tumorit.

Vogëlushi aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë pranë Christie NHS Foundation Trust në Manchester, Angli, ndërkohë që tumori i llojit rinofaringit, prek mesatarisht 250 persona në vit në Britaninë e Madhe, me një popullsi prej 66 milionë banorësh.

Në mbështetje të vogëlushit është hapur një faqe në GoFundMe për të mbuluar shpenzimet, në mënyrë që vogëlushi të kurohet në Manchester. /a.y/noa.al