Transmetuar më 17-04-2019, 10:32

Përdhunoi një nxënësen e shkollës, por ajo e denoncoi dhe ai u hakmorr fatalisht.

Një vajzë 18-vjeçare u përdhunua nga drejtori i shkollës së saj në Bangladesh, Siraj-ud-Daula.

Vajza, Nusrat Jahan Femi, e denoncoi në polici përdhunuesin, por ai nuk e priti aspak mirë veprimin e saj, duke e vrarë.

Drejtori donte që vajza të tërhiqte denoncimin, por ajo tha se as që e mendonte një gjë të tillë, kështu që ai e leu me benzinë dhe i vuri zjarrin në çatinë e shkollës.

Vajza u dërgua në spital në gjendje të rëndë më 6 prill, por pas pesë ditësh gjeti vdekjen.

Gjithçka nisi kur drejtori abuzoi me të në zyrën e tij, ndërkohë që vajza i tregoi çdo gjë të vëllait dhe më tej bëri denoncim.

Vajza u tërhoq në soletën e shkollës me pretekst nga drejtori i cili i kërkoi që të tërhiqte denoncimin, por kur ajo kundërshtoi, ai i vuri zjarrin, shkruan noa.al.

Nga hetimet e kryera rezultoi se edhe tetë vajza të tjera ishin përdhunuar nga drejtori, por mes tyre edhe një mësuese. /a.y/noa.al