Transmetuar më 17-04-2019, 00:06

Në FSHF u hodh sot shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Hedhjen e shortit e moderoi Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të Garave Lysien Nurishmi.

Ekipet që arritën deri në këtë fazë ishin, Kukësi, Skëndërbeu, Luftëtari dhe Tirana.

Sipas këtij shorti Kukësi do të luajë me Skëndërbeun, ndërsa Luftëtari do të luajë me Tiranën.

Disa specialistë vlerësojnë se takimi më i fortë pritet të jetë ai mes kuksianëve dhe korçarëve.

Kuksianët do të përpiqen fort për të fituar këtë trofe pasi fitorja e kampionatit duke se u ka ikur nga duart.

Takimet e para të kësaj kupe do të zhvillohen me 24 prill.

Pas shortit të hedhur ndeshjet e para do të jenë në datën 24 prill dhe ndeshjet e kthimit do të zhvillohen me 8 maj.

Këto janë çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë 2018-2019:

Kukësi-Skëndërbeu Luftëtari-Tirana

Finalja do të luhet në datën 2 qershor 2019.