Transmetuar më 16-04-2019, 14:00

Tiranë, NOA.al- Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore.

Ndërkohë mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes ku minimumi do jetë 4°C, gjithashtu rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h gjatë paradites por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /a.y/noa.al