Transmetuar më 16-04-2019, 01:01

Zjarri po shkatërron katedralen e Notre Dame në Paris, por struktura e jashtme “do të shpëtojë” thonë autoritetet franceze ndërsa flakët ende vazhdojnë.

Mbi 400 zjarrfikës po luftojnë që të vënë  flakët nën kontroll.

Sipas autoriteteve, çatia dhe veprat e brendshme kanë marrë dëme fatale dhe të pakthyeshme.

Në fotogaleri ju mund të shihni pamjet e sapodala nga pasojat brenda katedrales.

Gjithsesi struktura metalike si dhe ajo e fasadës së gurtë po reziston dhe do të shpëtojë, në kuadër të një rindërtimi që do të jetë gjithsesi i vështirë.

LIVE 

Zjarri që me shumë gjasa ka shkatërruar një pjesë të mirë të katedrales së Notre Dame, do të ndryshojë ndoshta përgjithmonë peizazhin  e kryeqytetit francez.

Në videon e mëposhtme, ndiqni momentin kur një pjesë e çatisë së katedrales 800 vjeçare shembet, duke shkaktuar panik dhe hidhërim tek dëshmitarët.