Transmetuar më 15-04-2019, 21:33

Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës ka akuzuar 4 dekanët që mbështetën vendimin e ministres Shahini, se janë në aleancë me qeverinë për të bllokuar punën në Universitet.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Koni tha se ata qëllimisht kërkojnë të krijojnë kolaps në këtë institucion.

Koni: Atëherë do të thotë se është e qëllimshme nga ish-drejtuesit e UT që kërkojnë të krijojnë kolaps në Universitet dhe unë nuk e kam lejuar dhe të vazhdoj ta mbroj dinjitetin e UT.

Dekanët kanë mbi dy vjet që vazhdojnë me tentativa të ndryshme për të bllokuar institucionin dhe këtë bllokim ja faturojnë Rektorit të UT.

Sot ishte një provë e qartë se dalja e tyre për të mbështetur vendimin e zonjës ministre një aleancë e pastër mes ministrisë, qeverisë dhe ish-drejtuesve të UT, kësaj kaste që duan ta bllokojnë Universitetin e Tiranës.Unë sa kohë të jem në këtë detyrë do të bëj të pamundurën të mbroj këtë institucion.