Transmetuar më 15-04-2019, 20:50

Zjarri që ra këtë pasdite në Paris, ka shkatërruar pjesën e sipërme të Katedrales “Notre Dame”.

Ngjarja shokuese ka nxirur edhe reagimin e presidentit, Emanuel Macron, që ka thënë se “Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një

kombi të tërë. Pranë të gjithë katolikëve dhe të gjithë francezëve. Ashtu si të gjithë

bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën duke u djegur”.

Edhe Presidenti Amerikan ka reaguar, teksa ka bërë apel për ndërhyrje të shpejtë.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta

hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt”,  shkruan Donald Trump.

Tymi dhe flakët kanë shoqëruar zonën përreth Katedrales.

Kanë mjaftuar disa minuta, që flakët të hedhin në tokë majën e Katedrales më të

vizituar në kontinentin e Europës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, por dëmet janë të konsiderueshme, teksa mbeten mister shkaqet. /k.k/noa.al/

Zjarr në Katedralen Notre Dame në Paris, evakuohen personat