Transmetuar më 15-04-2019, 20:29

Një shqiptar, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga karabinierët italianë.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar që për më tepër tentoi t’i arratisej policisë duke ecur me makinë, me shpejtësi “skëterrë”.

Në makinën e tij, ai kishte krijuar një vend të fshehtë për të fshehur drogën.

Ndjekja është kategorizuar si e rrezikshme, teksa mediat italiane kanë publikuar edhe emrin e tij.

Si është Ramazan Hoxha, ndërsa ndjekja e tij nisi në “Vittorio Veneto”, në zonën e Bassanello.

Policët vunë re një Mercedes A-Class duke ecur me shpejtësi të lartë dhe se kryente manovrime të rrezikshme, përfshirë edhe kalimin e semaforit në të kuqe.

Teksa u ndal në rrugën “Manzoni”, 36-vjeçari ishte shumë nervoz para agjentëve dhe kishte një arsye të fortë për këtë. Sapo emri i tij u fut në databazën e policisë, u shfaqën disa procedime për drogë.

Policia ushtroi kontrolle brenda mjetit, duke gjetur 63 gram kokainë. Gjetja e lëndës narkotike nuk ishte e lehtë, pasi ajo ishte fshehur me kujdes në një zgavër të posaçme.

Emri/ Me shpejtësi “Ferrari” në rrugë, shihni se si shitësi shqiptar i kokainës fshihte drogën në makinë on Vidnews.