Plaçkitet banesa e avokatit në Durrës, u vodhën 350 milionë lekë
Transmetuar më 15-04-2019, 17:48

Është plaçkitur banesa e një avokati në qytetin e Durrësit. Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e avokatit Edmond S.

Ky i fundit ka deklaruar në polici se i janë vjedhur 350 milionë lekë të vjetra në total, në valuta të ndryshme.

Avokati ka thënë në polici se i kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës.

Policia thotë se ngjarja është klasifikuar si vjedhje banese, pasi nuk ka pasur asnjë thyerje të dyerve apo dritareve të banesës.

Sipas bluve të Durrësit dyshohet se vjedhja të jetë kryer nga persona të afërm të familjes, ku autorët mund të kenë hyrë me çelës, kanë vjedhur kasafortën dhe më pas janë larguar.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/