Edi Reja zyrtarisht trajner i Shqipërisë, detajet e mëtejshme
Transmetuar më 15-04-2019, 17:50

Tashmë është çdo gjë zyrtare, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare do të jetë Edi Reja.

Takimi vendimtar mes palëve pritet të mërkurën siç ben me dije “Sky Sports”.

Kështu dinastia e trajnerëve italianë në stolin e Shqipërisë do të vazhdojë me një tjetër trajner nga fqinji ynë përtej detit.

Mësohet se të mërkurën do të ketë një takim zyrtar mes palëve në Tiranë për të përcaktuar detajet dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur se do të donte një kontratë dy vjeçare, ndërsa Reja ka deklaruar se do të donte të lidhej fillimisht për një vit.

Reja ka qenë një Shqipëri me detyrën e tij si Inspektor Teknik. Stafi i tij do ta shoqërojë në aventurën e re dhe pritet, që ndihmësi i tij të jetë Alesandro Kalori, i cili ka një kontratë të lidhur me Ternana, ekipi i futbollit të Terni në Umbria të Italisë.