Loading...
Thirrje për terrorizëm, arrestohet Erzen Uka
Transmetuar më 15-04-2019, 16:53

Një video, e cila duket sikur demonstron se si duhet te reagosh ndaj nje sulmi te armatosur, por e postuar në rrjetet sociale nga një person me pritje ekstremiste ne fakt është me tepër se kaq.

Një 29 vjeçar nga fshati Gjorm i Krujës është arrestuar dhe vendosur nën hetim nga antiterrori për propagantë për qëllime terroriste dhe stërvitje per qëllime terroriste. I dyshuari Erzen Uka ka qene ushtarak ne misione ne Irak dhe Afganistan dhe përgjatë dy viteve hetim ai ka shfaqur pritje ekstremiste, transmeton tch.

Në video shfaqen edhe dy djem të mitur që po bëjnë ushtrime në shtëpi, ata janë duke u stërvitur nga i ati më qellim për t’u dërguar ushtarë të ISIS.

Erzen Uka që prezantohet në rrjetet sociale me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për stërvitje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste si edhe propagandë me qëllime terroriste.

Video ka mesazhin “Myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgatitet”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit thonë se ish-komando ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste.

29 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e misioneve në Irak dhe Afganistan gjatë vitit 2011, aktualisht i papunë shfaqet me prirje radikale prej vitesh.

I divorcuar dhe i hetuar me herët pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë në familje Erzen Uka, nuk ka lejuar qe dy djemtë e tij t’i mbante e ëma edhe pse gjykata kishte urdhëruar dhënien e kujdestarisë të ëmës.

Përmbarimi ka tentuar ta zgjidhe këtë çështje për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, por kjo gjë nuk është realizuar çka ka sjellë edhe hetimin e tij edhe per pengim të vendimit të Gjykatës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se pas kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan fishekë luftarakë, ndërsa gjate masës së sigurisë që do të mbahet të marten do të referohen si prova edhe mbikqyrjet e herëpashershme në rrjetet sociale.

Policia doli me një njoftim zyrtar

Policia e Shtetit

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë (i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”).

Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

Loading...
Loading...