Transmetuar më 15-04-2019, 13:51

Bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj Valikaj, është emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Vendimi u mor ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me pesë vota pro.

Ky vendim vjen në formë ekzekutimi të vendimit të formës së prerë Gjykatës Administrative të Apelit.

Kjo pasi me ligjin e ri prokurorë mund të emërohen personat, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Këshilli argumentoi se në kohën kur Valikajt i është mohuar e drejta për të qenë në Prokurori ka qenë në fuqi një tjetër kuadër ligjor.

Në vitin 2015, Presidenti i asaj kohe Bujar Nishani, nuk e dekretoi si prokuror, duke bërë që Valikaj ta kundërshtojë vendimin e kreut të shtetit në gjykatë.

Kështu Valikaj iu drejtua me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkoi saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëjë emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”. /a.y/noa.al