Pezullimi i Konit, dekanët e UT në mbështetje të Shahinit: Vendim efiçent
Transmetuar më 15-04-2019, 13:31

Dy ditë pas pezullimit të Rektorit, Mynyr Koni, dhe lajmit për zëvendësimin e tij 4 dekanët e fakulteteve të UT në një deklaratë për media vlerësojnë vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në një deklaratë të përbashkët ata shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit.

Në fjalën e tij dekani Dhori Kule e cilësoi një zgjidhje të vonuar.

“Situata e zgjidhjes është vonuar shumë. Konstatimet e shkeljes së ligjit janë bërë dhe nga institucione të tjera si KLSH. U desh dhe protesta e studentëve që ti jepte impakt pozitiv zgjidhjes së këtij problem. Vendimi i ministres së arsimit, ishte efiçent. Vetën administrata e UT ka restaurur shumë lëvizje. Kam konstatuar që nga momenti ku u informua publiku se të gjithë thonë se ky vendim është jo vetëm i mirëpritur por edhe i vonuar.

Tashmë pedagogët dhe studentët se sa lehtë institucioni që mëson të tjerët do mësojë të sillet në mënyrë të ligjshme. Kam bindjen që do të kemi vetëm progres ecuri dhe një angazhim për të kompensuar gjithë këto defiçensa. Tashmë UT është më i miri, i pari me diferencë të madhe nga gjithë të tjerët. Këtë ngërç të krijuar do ta heqim shumë shpejt. Tani universiteti do të funksionojë pozitivisht. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen”, është shprehur dekani Kule.