Transmetuar më 15-04-2019, 13:16
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmen e djeshme në qytetin e Sarandës. Një 32-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 kur i riu Sokol Ibrahimi 32 vjeç ishte gjetur pa ndjenja në banesë nga familjarët.

Menjëherë pas konstatimit ata e kanë dërguar me urgjencë në spital, ku mjekët janë përpjekur ta risjellin në jetë por ka qenë e pamundur.

Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë overdoza. Ndërkaq policia e njoftuar për ngjarjen nga bluzat e bardha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 32-vjeçarit.