Transmetuar më 15-04-2019, 13:11

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin ditën e sotme për kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spahaj.

Trupa gjykuese e KPK e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko, i komunikoi kryegjyqtares shkarkimin nga detyra.

Spahaj nuk e kaloi dot procesin e vetingut, në sajë të verifikimeve të kryera ndaj saj.

Mosjustifikimi i pasurisë dhe verifikimet në fushën profesionale bën që Spahajt, ti ndërpritet vijimi i detyrës.

Albina Spahaj ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës dhe më tej në vitin 2018, është emëruar në Gjykatën e Gjirokastrës.

Qysh nga tetori i vitit 2016 ajo u komandua në krye të gjykatës, pas shkarkimit të kryetarit Guximtar Boçi, i cili u përfshi në një skandal seksual lidhur me një grua, çështjen e së cilës e kishte në gjykim. /a.y/noa.al