Loading...
Pezullimi i Mynyr Konit, me kë e zëvendëson Besa Shahini
Transmetuar më 15-04-2019, 12:27

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka firmosur pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ky pezullim është firmosur më 12 prill, ndërsa ministrja ka vendosur që deri në marrjen e një vendimi për Konin, kompetencat ti kalojnë zëvendës rektorit.

Bernard Dosti do të ketë kompetencat e rektorit, deri në përfundimin e verifikimeve për Konin.

“Më ka bërë përshtypje mungesa e iniciativës së rektorit për të zgjidhur problemet në universitet. Rektori është ankuar shpesh për dekanët, por kurrë nuk ka ardhur me një kërkesë të mirë-argumentuar që t’ia aprovojmë heqjen e tyre.

Shpresova se do të shfrytëzonte momentin e krijuar nga protesta e studentëve për të ndërmarrë masa dhe përmirësuar klimën e punës në universitet, por kjo nuk ndodhi”, tha Shahini në kërkesën drejtuar Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Mynyr Konit. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...