Transmetuar më 15-04-2019, 10:25

Një sasi e madhe kokaine është zbuluar në portin e Maltës, ndërkohë që kishte si destinacion Shqipërinë.

Bëhet fjalë për 91 kilogramë kokainë me vlerë mbi 10 milionë euro, e cila u gjet e fshehur në tre kamionë në portin e Freeport.

Droga u zbulua gjatë skanimit të kamionëve të cilët kishin mbërritur nga Amerika e Jugut, ku dy destinacionin final e kishin në portin i Durrësit, ndërsa tjetri në Selanik të Greqisë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 76 pako me peshë totale 91.25 kilogramë, të fshehura në kompresorin e të ftohtit.

Autoritetet malteze aktualisht vijojnë hetimet, për personat e përfshirë në këtë tentativë trafiku. /a.y/noa.al