Transmetuar më 15-04-2019, 10:05

Një sherr për motive pronësie ka bërë që një person të mbetet i plagosur dhe dy të tjerë të vihen në pranga.

Gjatë kësaj të diele u bë arrestimi i Agron Murataj dhe Gjergj Murataj, banues në fshatin Qinam, Kolonjë.

Prangosja e tyre u bë pasi në fshatin Skorovot të Kolonjë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin Ilo Mele, banues në Tiranë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra i plagosuri ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Korçës.

Për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al