Transmetuar më 15-04-2019, 09:56

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!”

Kështu shkruan kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke publikuar një video përmbledhëse nga ajo që ndodhin në protestën e së shtunës mbrëma.

Ai thotë se “Kryeministri-hajdut”, është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.

Sipas tij kjo “qeveri-bandë” u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve dhe i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane.

“Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet!”, shkruan Basha. /a.y/noa.al