Transmetuar më 15-04-2019, 09:29

Shpëtojnë një derr nga kasapi, por tashmë rrezikojnë që të humbin shtëpinë e tyre. Familja rrezikon të humbë shtëpinë, për shkak të ankesave, pasi nuk lejohet që një derr të mbahet si kafshë shtëpie.

Georgie Williams, 47 vjeçe, e gjeti derrkucin Arlo në gjendje të tmerrshme në një fermë, kështu që vendosi që ta shpëtonte nga fati tragjik, duke e marrë në shtëpi.

Por tashmë rrezikon që të humbin shtëpinë në Crowborough, në East Sussex, Angli, për shkelje të rregullave të komunitetit.

Kështu kryefamiljarja duhet të zgjedhë brenda pak javësh nëse duhet të largohet nga shtëpia ose të braktisë kafshën, e cila rrezikon që të përfundojë te kasapi.

Familja e trajton derrkucin si pjesëtar të familjes, por tashmë janë në vështirësi, pasi nuk duan të humbin as atë dhe as shtëpinë.

“Nuk e kisha menduar kurrë që mund të lidheshim kaq shumë me një derrkuc. Është shumë inteligjent dhe i dashur”, tregon gruaja, shkruan noa.al.

Tashmë familja ka nisur mbledhjen e firmave, në mënyrë që të kenë mundësi që ta mbajnë Arlo në shtëpi. /a.y/noa.al