Transmetuar më 15-04-2019, 09:12

Ish-drejtori i një banke sperme në Holandë, i ndarë nga jeta në vitin 2017, është babai biologjik i 49 fëmijëve, të ardhur në jetë me farëzim artificial.

Është kjo ajo që deklaroi shoqata ‘Defence for Children’, e cila përfaqëson prindërit dhe fëmijët e qendrës së skandalit.

Jan Karbaat, mjek dhe ish-drejtor i një klinike për fertilizimin, dyshohet se ka përdorur farën e tij në vend të asaj të dhuresve të zgjedhur nga familjet.

Është ky përfundimi i arritur pas një sërë analizash të ADN-së të realizuar në spitalin e Nimega, ku u konfirmua se 49 fëmijë janë të Kabrbaat.

Para se të ndahej nga jeta në moshën 89-vjeçare, Jan Karbaat pranoi se ishte babai i rreth 60 fëmijëve, të cilët kishin ndjekur praktikën e farëzimit artificial, në qendrën e drejtuar prej tij.

Po ashtu dyshimet u thelluan kur prindërit nisën të vinin re se disa nga fëmijët e ardhur në jetë, nuk kishin lidhje me dhuruesit e spermës që kishin zgjidhur, shkruan noa.al.

Për shembull djali i një gruaje kishte lindur me sy të kaltër, pavarësisht se e ëma e kishte zgjedhur dhuruesin me sy të zi dhe vetë i kishte të tillë, fëmija ishte kopje e Kaarbat.

Vendimi i gjykatës për të autorizuar testin e ADN-së, zbuloi të vërtetën. /a.y/noa.al