Transmetuar më 15-04-2019, 08:18

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është një prej politikanëve më të komentuar në vend.

Ai shihet gjithnjë i kuruar në pamjen e tij dhe kryesisht sportiv, duke shfaqur anën e lirshme.

Mirëpo Lali Eri ka ndryshuar shumë qysh kur është futur politikës, të paktën sa i takon pamjes.

‘Joq’ ka publikuar një fotografi të tij nga koha kur ishte mes fëmijërisë dhe adoleshencës.

Ai shihet mbi kalë, me një model flokësh krejt ndryshe, ndonëse ruan të njëjtat tipare.

Veliaj është kandiduar nga Partia Socialiste për një mandat të dytë, për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. /a.y/noa.al