Transmetuar më 15-04-2019, 07:47

Pak kohë më parë u zbulua se aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku ishte i lidhur me një vajzë brune simpatike.

Por këtë të diel ai ka pranuar në programin ‘BE Caffee’ se është shumë i dashuruar.

Teksa të ftuarit specialë për sot ishin, Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku të cilët u vendosën në siklet nga pyetja: Kush është më i dashuruar nga ju të dy? Mateus tha emrin e Anxhelës, ndërsa kjo e fundit e mohoi.

Në këtë moment ndërhyn Olsi, i cili shprehet: “Ta them unë kush është më i dashuruar. Unë!”

Erioni nuk e la me kaq deklaratën e kolegut duke shtuar: “Ti je sefte, po e shijon.”

Kujtojmë se Olsi u fotografua për herë të parë pranë të dashurës së tij gjatë premierës së një filmi dhe pak ditë më parë e konfirmoi lidhjen me postimin e një fotoje në ‘Instagramin’ e tij. Vajza quhet Egli dhe ka studiuar për kanto.